Ndërlidhjet

Rusia: Sanksionet e fundit amerikane – të kota


Zëdhënësi Alexander Lukashevich (djathtas) me shefin e tij Sergei Lavrov
Zëdhënësi Alexander Lukashevich (djathtas) me shefin e tij Sergei Lavrov

Rusia i ka hedhur poshtë sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si të kota dhe ka argumentuar se ka të drejtë historike në gadishullin e Krimesë.

Ministria e jashtme e Rusisë sot ka deklaruar se sanksionet e reja nuk do ta detyrojnë Rusinë që të tërhiqet nga Krimeja, derisa është “pjesë integrale dhe historike e Rusisë”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, mbrëmë vonë e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin u ndalohet kompanive amerikane dhe individëve, që të eksportojnë ose importojnë mallra, shërbime ose teknologji, në ose nga Krimeja.

Ministria e jashtme ruse, po ashtu, tha se Moska planifikon të ndërmarrë masa të reja në përgjigje të sanksioneve të reja amerikane dhe kanadeze kundër Rusisë.

“Ne i rekomandojmë Uashigntonit dhe Otavës, që të mendojnë për pasojat e aksioneve të tilla”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Alexander Lukashevich.

XS
SM
MD
LG