Ndërlidhjet

Kosovë: SBASHK - rritje pagash ose grevë


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se do të hyjë në grevë në rast se kjo e fundit, deri më 10 janar, nuk reflekton lidhur me ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka theksuar se e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë, për të hyrë në grevë të përgjithshme, në rast se qeveria nuk u qaset kërkesave të SBASHK-ut.

Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.

XS
SM
MD
LG