Ndërlidhjet

Erdogan: Proceset ndaj kundërshtarëve janë ligjore


Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe kleriku mysliman Fethullah Gulen

Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe kleriku mysliman Fethullah Gulen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se procesi ndaj kundërshtarëve të tij është “i pastër dhe ligjor”.

Këtë proces ashpër e ka kritikuar Bashkimi Evropian.

E kam shikuar këtë proces për së afërti si president i këtij vendi”, tha sot Erdogan, gjatë një fjalimi televiziv, dhe ka shtuar se “çdo gjë është ligjore dhe në linjë me procedurën”.

Këto komente u bënë një ditë pasi një gjykatë në Stamboll ka shpallur fletarrest për personin Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin zoti Erdogan e akuzon se e udhëheq “një shtet paralel” nga ekzili në Amerikë.

Më 19 dhjetor, gjykata në Stamboll, po ashtu, ka vendosur për mbajtjen në arrest të të akuzuarve për terrorizëm, Hidayet Karaca, shef i televizionit Samanyolu, që e mbështet Gulenin, dhe tre të tjerëve. Arrestimi i 30 njerëzve, fundjavën e kaluar, pas ndërhyrjeve kundër gazetarëve, autorëve të skenarëve dhe policëve, që konsiderohen se janë të afërt me zotin Gulen, është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG