Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Franca të vendos shpejt për luftanijet


Yury Borisov

Yury Borisov

Moska i ka bërë thirrje Parisit, që deri në fund të këtij viti, të vendos nëse do t’i dërgojë dy luftanije të tipit Mistral.

Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Yury Borisov, i tha sot agjencisë Interfax, se “nuk është me rëndësi nëse kalendari tregon 31 dhjetor ose 1 janar të vitit 2015, por ne presim për vendimin e Francës”.

Ai, po ashtu, tha se Rusia me dëshirë do t’i marrë parat prapa, me të cilat i ka paguar luftanijet, por që dërgimi i tyre është shtyrë për shkak të shqetësimeve lidhur me rolin e Moskës në Ukrainë.

Marrëveshja për shitjen e dy luftanijeve, në vlerë prej 1.2 miliardë eurosh, ishte nënshkruar para aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjes që Moska u jep separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG