Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekistan: Mbyllet faqja në Internet që kritikonte qeverinë


Një faqe në Internet, me seli në Gjermani, që ishte e fokusuar në zhvillimet në Uzbekistan, është mbyllur, një muaj pasi emrat e disa bashkëpunëtorëve të saj brenda në këtë vend, ishin publikuar, pasi nga hakerët ishte sulmuar kompjuteri i kryeredaktores dhe imejl adresa e saj.

Faqja uznews.net në Internet, sot ka shpallur se “ka pushuar se ekzistuari” dhe u ka falënderuar lexuesve për lojalitetin e treguar, prej se kjo faqe ishte hapur në janar të vitit 2005.

Kryeredaktorja e faqes, Galima Bukharaeva, e cila jeton në Gjermani, u tha gazetarëve se kompjuteri dhe imejli i saj ishin sulmuar nga hakerët.

Ajo i ka akzuar agjenntët e Uzbekistanit për hakerizëm.

XS
SM
MD
LG