Ndërlidhjet

Nju Jork: Dy policë u vranë në “stil të ekzekutimit”


Pamje e vendit në Bruklin të Nju Jorkut ku janë vrarë dy policë

Pamje e vendit në Bruklin të Nju Jorkut ku janë vrarë dy policë

Një person i armatosur mbrëmë i ka vrarë dy policë në Nju Jork, e pastaj e ka vrarë edhe vetveten.

Shefi i policisë së Nju Jorkut tha se dy policë janë vrarë në veturën e tyre në Bruklin pa ndonjë provokim ose tërheqje të vërejtjes.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se policët ishin qëlluar në “stil të ekzekutimit”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në mënyrë “kategorike” i ka dënuar këto vrasje.

Autoritetet thanë se vrasësi e kishte qëlluar dhe plagosur ish-dashnoren e tij në Baltimor, më herët gjatë ditës së djeshme.

Ai pastaj e kishte postuar informacionin në mediat sociale, me ç’rast i është kërcënuar policisë.

XS
SM
MD
LG