Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet propozimi për hetime me Korenë Veriore


Sony Pictures
Sony Pictures

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur akuzën se Koreja Veriore është përgjegjëse për sulmin kibernetik në kompaninë e filmave, Sony Pictures.

Këto akuza u bënë në përgjigje të thirrjes së Phenianit për hetime të përbashkëta.

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar mbrëmë vonë se qëndron në konkludimin e agjencisë FBI (Buroja Federale e Hetimeve), se Koreja Veriore është për tu fajësuar për sulmin e hakerëve, i cili ndikoi që Sony Pictures ta anuloj shfaqjen e filmit “The Interview”, që është një komedi për komplot për ta vrarë liderin e këtij vendi, Kim Jong-Un.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Mark Stroh, tha se “nëse qeveria e Koresë Veriore dëshiron të ndihmoj, ata mund ta pranojnë fajësinë dhe ta kompensojnë kompaninë Sony për dëmin që e ka shkaktuar ky sulm”.

Këto komente u bënë pasi Koreja Veriore i ka cilësuar akuzat amerikane si “shpifje e pabazë” dhe ka propozuar hetime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara lidhur me sulmin kibernetik, i cili ka shkaktuar zbulim të një sasie të madhe të të dhënave të brendshme të kompanisë Sony Pictures.

XS
SM
MD
LG