Ndërlidhjet

SHBA: Legjenda e boksit Muhammad Ali në spital


Muhammad Ali (majtas) duke e mbrojtur titullin e kampionit botëror kundër Ken Nortonit në takimin që u zhvillua më 9 shtator 1976 në Nju Jork

Muhammad Ali (majtas) duke e mbrojtur titullin e kampionit botëror kundër Ken Nortonit në takimin që u zhvillua më 9 shtator 1976 në Nju Jork

Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, është pranuar në një spital për shkak të pneumonisë dhe pritet të ripërtrihet shpejtë, meqë sëmundja është hetuar në stadiumin e hershëm, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësi, Bob Gunnell.

Muhammad Ali, 72 vjeçar, dje është pranuar në një spital të paidentifikuar dhe po trajtohet nga ekipi i mjekëve.

Zëdhënësi Gunnell tha se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Për shkak se pneumonia është zënë herët, prognoza për të është e mirë dhe pritet qëndrim i shkurtër në spital”, tha Gunell në një deklaratë, raporton agjencia Reuters.

Ai nuk ka pranuar të paraqes ndonjë detaj tjetër të gjendjes së ish-boksierit Ali, dhe tha se familja e tij ka kërkuar që të mos jepen informacione më të hollësishme.

Muhamad Ali, tri herë kampion botëror në kategorinë e rëndë, vuan nga sëmundja Parkinson.

Ai u tërhoq nga arena e boksit në vitin 1981.

XS
SM
MD
LG