Ndërlidhjet

Afganistan: Në sulme të ndara – 17 njerëz të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Afganistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Afganistan

Zyrtarët thonë se së paku 17 vetë, përfshirë femra dhe fëmijë, janë vrarë në sulme të ndara në gjithë Afganistanin.

Mbrëmë vonë në provincën Javzjan, janë vrarë 7 policë dhe 5 të tjerë janë plagosur, pasi një bazë e tyre u sulmua nga kryengritësit.

Policia menjëherë ka dërguar përforcime në skenën e sulmit dhe pas një lufte të armatosur janë vrarë pesë talibanë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Nga një shpërthim i bombës në një rrugë në provincën Kunar, janë vrarë së paku 7 civilë, përfshirë dy fëmijë.

Po ashtu në Kunar, së paku tre civilë janë vrarë në luftimet ndërmjet militantëve dhe trupave qeveritare.

XS
SM
MD
LG