Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekistan: Zgjedhje parlamentare - pa opozitën


Pamje nga zgjedhjet në Uzbekistan

Pamje nga zgjedhjet në Uzbekistan

Në Uzbekistan sot po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, në të cilat nuk merr pjesë opozita, ndërsa katër partitë e tjera pjesëmarrëse e mbështesin politikën e presidentit, Islam Karimov.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka dërguar vetëm një mision të vogël monitorues për zgjedhjet e sotme, duke i përshkruar ato si “natyrë e kufizuar e garës” votuese.

Shefi i Komisionit qendror të zgjedhjeve, Mirza-Ulugbek Abdusalamov, pas shtatë orëve të votimeve tha se dalja në zgjedhje ishte 51% dhe se ato janë të vlefshme.

Më se 20 milionë shtetas të Uzbekistanit janë të regjistruar për të votuar.

Në zgjedhjet e sotme vendoset për 135 prej 150 vendeve në dhomën e ulët të parlamentit.

15 vendet e mbetura do të plotësohen automatikisht me pjesëtarë të Lëvizjes ekonologjike proqeveritare.

XS
SM
MD
LG