Ndërlidhjet

Pakistan: Ekzekutohen 4 militantë islamikë, përfshirë një rus


Pamje nga kryeqyteti Islamabad në Pakistan

Pamje nga kryeqyteti Islamabad në Pakistan

Autoritetet e Pakistanit sot i kanë ekzekutuar me varje katër militantë islamikë, përfshirë një shtetas rus, në serinë e dytë të ekzekutimeve, prej se në këtë vend është tërhequr moratoriumi për dënimin me vdekje, pas masakrës në një shkollë, që ishte kryer nga talibanët.

Asnjëri prej personave që u ekzekutuan sot nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 132 fëmijëve dhe 9 anëtarëve të personelit të shkollës, që udhëhiqej nga ushtria, nga sulmi i talibanëve më 16 dhjetor.

Këta katër vetë ishin ekzekutuar në burgun Faisalabad, për rolin e tyre në sulmin kundër ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf.

Para dy ditësh në këtë burg janë ekzekutuar edhe dy miliatantë të tjerë islamikë.

Zyrtarët thanë se priten edhe më tepër ekzekutime gjatë ditëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG