Ndërlidhjet

logo-print

Rumani: Presidenti i ri zyrtarisht e mori detyrën


Klaus Iohannis

Klaus Iohannis

Pasi e dha betimin në parlament, presidenti i ri i Rumanisë, Klaus Iohannis, sot zyrtarisht e ka marrë këtë detyrë.

Ai ka premtuar se do të jetë “president i të gjithë rumunëve” dhe se nevojiten ndryshime të klasës politike, të institucioneve shtetërore dhe të mënyrës së funksionimit të shtetit.

Mëtutje ai theksoi:

“Në fund të mandatit tim dëshiroj që populli të shohë se ne kemi bërë ligje të qëndrueshme, institucione solide. Dëshiroj që Rumania të bëhet më e fortë dhe më e bashkuar”.

Iohannis tha se njëri nga prioritetet e tij do të jetë lufta kundër korrupsionit.

“Është e nevojshme që e gjithë klasa politike ta kuptoj se nuk ka tjetër mënyrë për Rumaninë, pos asaj që vendi të jetë i çliruar nga korrupsioni”, tha Klaus Iohannis, gjatë ceremonisë së inaguruimit presidencial në Parlamentin e Rumanisë në Bukuresht.

XS
SM
MD
LG