Ndërlidhjet

Martohet Elton John


Elton John
Elton John

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, është martuar me partnerin e gjinisë së njëjtë, David Furnish.

Martesa ka ndodhur më 21 dhjetor, nëntë vjet pas hyrjes në fuqi të partneritit civil në Angli.

Elton John ka pranuar publikisht se është biseksual në vitin 1976, ndërsa ka zbuluar se është homoseksual në vitin 1988, pasi është divorcuar nga gruaja e tij gjermane, Renate Blauel.

John dhe Furnish janë takuar në vitin 1993.

XS
SM
MD
LG