Ndërlidhjet

Koreja V. mund të rikthehet në listën e terrorizmit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni është duke shqyrtuar mundësinë për ta rikthyer Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

FBI ka akuzuar Phenjanin për sulm kibernetik ndaj kompanisë filmike, Sony Pictures.

Sulmi ka bërë që kompania të anulojë publikimin e filmit “The Interviewer”, një komedi që flet për një komplot për vrasjen e liderit verikorean, Kim Jong Un.

Në një intervistë për televizionin CNN, Obama ka thënë se sulmi ka qenë shumë i kushtueshëm dhe se SHBA do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.

Koreja e Veriut është hequr nga lista e terrorizmit në vitin 2008, për lehtësimin e bisedimeve bërthamore me të.

Koreja e Veriut i ka quajtur akuzat e SHBA-së “shpifje të pabaza”.

Sulmi kibernetik ka ekspozuar sasi të madhe të të dhënave të brendshme të Sonyt, përfshirë informacione personale të punëtorëve.

XS
SM
MD
LG