Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen disa persona për masakrën e Peshauarit


Peshauar, 16 dhjetor 2014.

Peshauar, 16 dhjetor 2014.

Autoritetet në Pakistan kanë thënë se kanë bërë disa arrestime, në lidhje me masakrën në shkollën e Peshauarit.

Ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan, ka thënë se disa të dyshuar për lehtësimin e sulmit, në një mënyrë ose tjetër, janë marrë në paraburgim.

Ai nuk ka bërë të ditur se sa persona janë arrestuar dhe as identitetin e tyre.

Më 16 dhjetor, talibanët kanë vrarë 141 persona në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit, në mesin e tyre 132 fëmijë.

XS
SM
MD
LG