Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët zmbrapsin IS-in nga Sinjari


Sinjar, Irak

Sinjar, Irak

Forcat kurde kanë zmbrapsur militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Sinjar të Irakut.

Shpërthime të rënda dhe të shtëna me armë janë dëgjuar nga brenda qytetit.

“Shumica e qarqeve janë nën kontrollin tonë”, ka thënë presidenti i rajonit kurd të Irakut, Masud Barzani.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se ka kryer katër sulme ajrore përreth Sinjarit, të dielën.

Mijëra Yazidis dhe irakianë të tjerë kanë qenë të ngujuar prejse qyteti ka rënë në duart e xhihadistëve në muajin gusht.

XS
SM
MD
LG