Ndërlidhjet

Presidenti kazak do që të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.
Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka thënë se është i gatshëm që të veprojë si “ndërmjetës i ndershëm” për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës.

Nazarbaev ka thënë se mund të veprojë si ndërmjetës i ndershëm i paqes, sepse Kazakistani ka marrëdhënie të mira edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë, e cila akuzohet për nxitje të trazirave në lindje të Ukrainës.

Nazarbaev po ashtu ka premtuar ndihmë për Ukrainën dhe ka bërë thirrje për ruajtjen e pavarësisë dhe të integritetit të saj territorial.

Ai i ka bërë këto komente në Astana, para vizitës së sotme në Ukrainë.

Në Kiev, Nazarbaev do të takojë presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG