Ndërlidhjet

Bllokohen ueb-faqet e pavarura bjelloruse


Bjellorusi
Bjellorusi

Disa ueb-faqe të pavarura të lajmeve në Bjellorusi janë bllokuar.

Qeveria nuk ka thënë se kush është përgjegjës për bllokadën që ka nisur qysh të dielën.

Por, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia private e lajmeve BelaPAN thuhet se “vendimi për të bllokuar adresat IP mund të merret vetëm nga autoritetet”.

Tri nga ueb-faqet e BelaPAN-it janë bllokuar, së bashku me ueb-faqen Solidarnost dhe atë të organizatës së të drejtave të njeriut Khartiya-97.

Javën e kaluar, Parlamenti i Bjellorusisë ka miratuar ligjin që i lejon shtetit të mbyllë çdo faqe të Internetit që merr dy paralajmërime për përmbajtjen brenda vitit.

Ligji hyn në fuqi nga 1 janari.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, pritet të garojë për rizgjedhje vjeshtën e ardhshme, pas 21 vjetësh në pushtet.

XS
SM
MD
LG