Ndërlidhjet

Mustafa: Rritja ekonomike mbi 4%


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Një javë para afatit të fundit, deputet e Kuvendit të Kosovës, e kanë nisur shqyrtimin e parë të Projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015. Ky shqyrtimi po bëhet me procedurë të përshpejtuar duke iu shmangur rregullores së punë se Kuvendit.

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, është shmangur rregullorja dhe ka nisur shqyrtimi i buxhetit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se me këtë buxhet do të bëhen reforma në ekonomi. Rritja ekonomike sipas tij, do të të jetë mbi katër për qind.

Me këtë projekt buxhet është paraparë mbështetje më e madhe për sektorin privat.

Projketbuxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 1 miliard e 576 milionë euro .

XS
SM
MD
LG