Ndërlidhjet

Obama: Putin nuk është “mjeshtër shahu” për Ukrainën


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka hedhur poshtë pretendimet nga ana e kritikëve se ai në mënyrë naive ishte manipuluar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me krizën në Ukrainë.

Mëtutje, gjatë një interviste në rrjetin televiziv CNN, zoti Obama e ka kundërshtuar konstatimin se Putin ishte “mjeshtër shahu më i mirë se perëndimi dhe Obama”.

Presidenti amerikan tha se politikat e Putinit dhe sanksionet e ashpra ekonomike, që këto politika i kanë nxitur kundër Rusisë, nga ana e perëndimit, kanë çuar në probleme të mëdha ekonomike për Rusinë.

“Tash për tash ai kryeson lidhur me kollapsin e monedhës së tij, për krizën madhore financiare dhe për tkurrjen e madhe ekonomike”, tha Barack Obama, dhe ka shtuar se “kjo nuk tingëllon sikur dikush që më ka mundur mua ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

XS
SM
MD
LG