Ndërlidhjet

Kosovë: Bizneset kërkojnë lehtësira fiskale


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Gjendja e vështirë nëpër të cilën po kalojnë bizneset kosovare duhet të jetë alarm për qeverinë, që të rrisë dinamikën e krijimit të një ambienti më të favorshëm afarist në Kosovë.

Ky ishte konkludimi i një takimi të mbajtur sot ndërmjet udhëheqësve të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Në një komunikatë për media thuhet se drejtuesit e këtyre dy organizatave shprehën shqetësimin e tyre për pozitën e vështirë dhe aspak konkurruese në të cilën ndodhen prodhuesit vendor. Një gjë e tillë, përpos që pamundëson rritjen e punësimit, ka shkaktuar një deficit tregtar tejet të lartë, duke e shndërruar vendin në eksportues të parasë së gatshme.

Duke pasur parasysh këtë, ata i bënë thirrje Ministrisë së Financave që në periudhë sa më të shpejtë të inicojë ndryshimet e duhura ligjore për të jetësuar vendimet për krijimin e lehtësirave fiskale, përfshirë pushimet tatimore për investitorët e jashtëm apo vendës, që krijojnë vende të reja të punës.

Gjithashtu, përfaqësues të komunitetit të biznesit, kanë kërkuar nga Ministria e Financave e Kosovës që të bëjë zgjerimin e mëtejmë të listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore.

XS
SM
MD
LG