Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Katër liderë bisedojnë me telefon për Ukrainën


Yury Ushakov

Yury Ushakov

Yury Ushakov, ndihmës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se gjatë ditës së sotme, Putini do të bisedoj me telefon me liderët e Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të përpjekjeve për gjetje të zgjidhjes për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Sipas zotit Ushakov, bisedimi do të “fokusohen në krizën aktuale dhe perspektivën për mbledhjen e ardhshme të grupit të kontaktit”, që është një referencë për bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, OSBE-së dhe sepratistëve prorusë, që e kanë kontrollin ndaj pjesës lindore të Ukrianës.

Këto bisedime e kishin prodhuar Marrëveshjen e 5 shtatorit për armëpushim, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave të qeverisë së Ukrainës, dhe hapa të tjerë për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej muajit prill, kur ka filluar, janë vrarë më se 4,700 njerëz.

Këtë muaj duket se luftimet janë zvogëluar dhe janë shtuar përpjekjet për bisedime të reja.

XS
SM
MD
LG