Ndërlidhjet

Tunizi: Konfirmohet fitorja e Essebsit për president


Beji Caid Essebsi

Beji Caid Essebsi

Komisioni zgjedhor i Tunizisë tha se kandidati, Beji Caid Essebsi, 88 vjeçar, ka fituar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rezultatet zyrtare tregojnë se ai dje në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ka fituar 55.68%, ndërsa rivali i tij, presidenti aktual, Monsef Marzouki, fitoi 44.32% të votave.

Essebsi është një politikan anti islamik, i cili ishte ministër nën ish-presidentin autoritar, Zine el-Abedine Ben Ali.

Kjo është zgjedhja e parë e lirë e presidentit të Tunizisë, prej se ky vend e fitoi pavarësinë nga Franca, në vitin 1956.

Këto zgjedhje presidenciale konsiderohen si hapi final i Tunizisë kah demokracia e plotë, katër vite pas përmbysjes së regjimit të presidentit, Ben Ali.

Me një kushtetutë të re progresive dhe parlamentin e plotë të zgjedhur në tetor, Tunizia është lavdëruar si shembull pozitiv i ndryshimeve demokratike, që dolën nga kryengritjet në kuadër të Pranverës Arabe, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG