Ndërlidhjet

Kosovë: Policia kërkon vigjilencë nga qytetarët gjatë festave


Pjesëtarë të policisë së Kosovës
Pjesëtarë të policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka vlerësuar se nga aspekt i rendit dhe sigurisë publike, përfundimi i këtij viti dhe fillimi i mbarë i 2015-tës, është prioritet për policinë.

Mëtutje, në një kumtesë të sotme, policia thotë se për këtë kërkohet “përkushtim dhe vigjilencë i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë”.

Policia ka njoftuar se për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2014” për të ofruar siguri, rrend dhe qetësi publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në trafikun rrugor dhe në ambente të hapura, në qytete të ndryshme, ku do të mbahen organizime festive.

Policia e Kosovës u bënë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët.

XS
SM
MD
LG