Ndërlidhjet

Moskë: Gjykata e vërteton mbajtjen në burg të pilotes ukrainase


Nadiya Savchenko në kafazin e të akuzuarit gjatë dëgjimit të saj në një gjykatë në Moskë në nëntor të këtij viti

Nadiya Savchenko në kafazin e të akuzuarit gjatë dëgjimit të saj në një gjykatë në Moskë në nëntor të këtij viti

Gjykata e Qytetit të Moskës e ka vërtetuar vendimin e një gjykate më të ulët për zgjerimin e paraburgimit për piloten ukrainase, Nadiya Savchenko, deri më 13 shkurt 2015.

33 vjeçarja Savchenko është zënë në muajin qershor nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës dhe është dërguar në paraburgim në Rusi, në muajin korrik.

Nga autoritetet ruse ajo është akuzuar për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë, që vdiqën derisa raportonin për konfliktin në Ukrainë.

Nadiya Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ilegalisht ishte transferuar në paraburgim në Rusi. Avokati i saj, Mark Feigin, tha se shëndeti i saj është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë paraburgimit të saj 6 mujor.

Nadiya Savchenko ishte zgjedhur deputete në Kuvendin e Ukrainës në zgjedhjet e tetorit dhe ishte emëruar përfaqësuese e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG