Ndërlidhjet

OKB: K. Veriore në agjendën e Këshillit të Sigurimit


Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit

Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë votuar për kthimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Korenë Veriore në agjendën e vet.

Gjatë votimit të mbrëmshëm, Rusia dhe Kina ishin kundër, por në votimet procedurale në Këshillin e Sigurimit nuk ekziston e drejta e vetos.

Ky zhvillim po bëhet disa ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për referimin e Koresë Veriore në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për tu ballafaquar me akuza për krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG