Ndërlidhjet

Gjermani: Protestë kundër “Islamizimit të Perëndimit”


Pamje nga protesta e mbrëmshme në Drezden
Pamje nga protesta e mbrëmshme në Drezden

Një numër rekord i njerëzve ka marrë pjesë në marshin protestues në qytetin lindor gjerman, Drezden, kundër, siç është thënë, “Islamizimit të Perëndimit”. Vlerësohet se kanë marrë pjesë 17,500 vetë.

Një protestë kundërshtuese me pjesëmarrjen e afro 4,500 njrëzve, po ashtu dje, është mbajtur në këtë qytet, me sloganin “Drezdeni i liruar nga nazizmi”, duke tërhequr vërejtjen se nuk ka hapësirë për racizëm dhe ksenofobi në këtë vend.

Gjatë disa javëve të kaluara, një lëvizje e re e quajtur, Partiotët Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) kanë organizuar tubime javore në Drezden, që kanë tërhequr numër gjithnjë e më të madh të njerëzve.

Kjo lëvizje doli në periudhën kur Gjermania është bërë destinimi kryesor në Evropë për azilkërkues dhe destinimi i dytë në botë për imigrantët, pas Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG