Ndërlidhjet

Vdiq këngëtari Joe Cocker


Joe Cocker gjatë një koncerti në Francë në vitin 2013
Joe Cocker gjatë një koncerti në Francë në vitin 2013

Këngëtari i rokut dhe i muzikës bluz, Joe Cocker, ka vdekur nga kanceri i mushkërive, në moshën 70 vjeçare.

Ai ishte i lindur në Angli, ndërsa në vitet e 60-ta ka arritur famë në skenën muzikore.

Këngëtari Cocker vdiq mbrëmë vonë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë karrierës së tij ai e kishte fituar çmimin Grammy Award, ndërsa është i njohur për incizimin e këngës së grupit Beatles, “With a Little Help from My Friends” dhe meloditë e njohura “You Are So Beautifull” dhe “Up Where We Belong”.

Në vitin 1969 Cocker është paraqitzur në festivalin legjendar në Vudstok të Nju Jorkut.

Ai ka publikuar afro 40 albume muzikore, gjatë karrierës së tij dhe ka bërë turne nëpër gjithë botën.

Agjenti i tij tha se do të jetë e “pamundshme” të plotësohet zbrazëtia pas vdekjes së këngëtarit Cocker.

XS
SM
MD
LG