Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Lidhjet me Amerikën – të helmuara


Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka tërhequr vërejtjen se autorizimi i sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Moskës, do t’i helmoj për dekada lidhjet ndërmjet dy vendeve dhe e ka kritikuar Ukrainën për tërheqje nga statusi i saj netural.

Në një postim të sotëm në rrjetin Facebook, zoti Medvedev thotë se “të dy këto vendime do të kenë konsekuenca ekstremisht negative dhe se vendi ynë duhet të reagoj ndaj tyre”.

Më 18 dhjetor, presidenti amerikan, Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin autorizohen sanksione të mëtejshme për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë, por ka thënë se ai nuk do t’i imponoj ato menjëherë.

Medvedev i vlerësoi këto masa si “ligje kundër Rusisë” dhe theksoi se “marrëdhëniet tona me Amerikën do të helmohen për dekada”.

XS
SM
MD
LG