Ndërlidhjet

Edhe një vit plot gafe në politikën e Kosovës. Lidershipi politik dëshmoi se mund t’i shpenzojë gjashtë muaj pa Qeveri e Kuvend.

Për gjashtë muaj u dëgjuan premtime e zotime që rezultuan të jenë jo të sinqerta. Po ashtu, ky lidership u tregua shumë i shkathët në shumë raste që ta gjymtojë fjalorin, gjuhën, të ngatërrojë shkronjat, postet e çka jo tjetër.

Por, kur në fakt kishte lindur dashuri ndërmjet Hashim Thaçit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Dashuria e PDK-së dhe LDK-së që rezultoi me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të lira, e kishte zemëruar Aleancën Kosova e Re e cila ishte partnere e PDK-së për tre vjet rresht.

Deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani po fliste atë ditë dhe të tjerët s’kishin përse t’i përzihen.

Shpërndarja e Kuvendit çoi vendin në zgjedhje. Zyrtarisht, fushata zgjati shkurt, por në praktikë, ajo kishte filluar dy muaj më herët.

Gjithçka shkoi mirë sa i përket rregullsisë së zgjedhjeve, kurse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli rezultatet. Por, partitë politike bllokuan gjithçka.

Opozita, provoi të marrë kreun e Kuvendit e më pas edhe qeverinë. Seanca konstituive, nuk ishte aspak e lehtë për kryesuesen e saj Flora Brovina. Ajo mbrojti stoikisht interesat e partisë së saj, por e huqi cila është ajo.

Në seancë diheshin emrat e kandidatëve për kryetar të Kuvendit, por athua ndodheshin në sallë edhe qenie jonjerëzore? Ta dëgjojmë çfarë ka thënë Brovina.

Pushteti ishte larguar dhe Kuvendi mbeti në duart e opozitës dhe deputetes më të re, Teuta Rugova. Ajo ende pa e nisur seancën fillimisht deshi të shpall një pauzë.

Dhe, kështu pa partinë fituese të zgjedhjeve, deputetët zgjodhën Isa Mustafën Kryetar të Kuvendit. Ai mori detyrën dhe një javë pas iu desh ta dorëzojë, pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje.

Kriza politike ishte me tensione, nervozë e deklarata thumbuese. Teksa blloku i quajtur VLAN [Vetëvendosje, LDK, AAK dhe Nisma] po binte, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte një shprehje për Vetëvendosjen.

Bllokada zgjati deri në momentin kur ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson, para se të mbusheshin gjashtë muaj të vakuumit u dha një porosi të qartë liderëve politik.

Pas mesazheve të ambasadores amerikane, lidhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë Nisma dhe Vetëvendosjen po zbehej.

Për një natë, Mustafa dhe LDK u kthyen kah dashuria e Shën Valentinit që e shpërndau edhe Kuvendin.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tani po e merrte jo më karrigen e kryetarit të Kuvendit, por karrigen e Hashim Thaçit dhe postin kryeministrit.

Por, Mustafa e kishte marrë sa me nxitim këtë punë, ngaqë një nga premtimet e tij të para ishte që Kosova të bëhet anëtare e superfuqisë botërore.

Mbase u mor vesh, kryeministri po premton Kosova anëtare në Kombet e Bashkuara. Kurse në mbyllje të këtij blloku me gafe gazmore që na e dhuroi spektri politik i Kosovës për Vitin e Ri, përzgjedhim edhe një nga gafat e presidentes Atifete jahjaga.

Ajo vizitoi ish-shtëpinë e saj të vjetër, Policinë e Kosovës dhe i premtoi mbështetje të plotë.

Të nderuar dëgjues, ky është fundi i këtij blloku të sivjetmë të gafave të politikanëve. Mbase kishte shumë më tepër, por kaq kishim hapësirë t’i prezantojmë.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG