Ndërlidhjet

AI: Keqtrajtime të tmerrshme të femrave nga IS-i


Në raportin më të ri, organizata Amnesty International thotë se gratë dhe vajzat nga minoriteti religjioz, Jazidi në Irak, kanë përjetuar “keqtrajtim të tmerrshëm”, përfshirë dhunim dhe forma të tjerë të dhunës seksuale, nga pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), pasi femrat ishin marrë si skllave gjatë verës së fundit.

Raporti i publikuar sot, mbështetet në intervistat me më tepër se 40 gra ish të rrëmbyera, që ishin në mesin e mijëra pjesëtarëve të minoritetit Jazidi, që ishin zënë nga militantët e Shtetit Islamik në muajin gusht, kur ata e okupuan qytetin Sinxhar në Irak.

Amnesty International me seli në Londër thotë se gratë e rrëmybera, përfshirë vajzat 10-12 vjeçare, u ballafaquan me torturë, dhunim, martesë të detyrueshme dhe ishin shitur ose u ishin dhënë si dhurata luftëtarëve të Shtetit Islamik, apo mbështetësve të tyre në Irak dhe Siri.

Nga frika për dhunim, disa të rrëmbyera kishin bërë vetëvrasje.

Shumë prej personave të rrëmbyer ishin detyruar të konvertoheshin në fenë myslimane.

XS
SM
MD
LG