Ndërlidhjet

logo-print

Burgosen dy persona për korrupsion në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Një ish-zyrtar i lartë në Hong Kong dhe një biznesmen kinez, janë burgosur sot pasi janë shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit.

Ish-zëvendësudhëheqësi i Hong Kongut, Rafael Hui, 66 vjeçar, është burgosur të martën pasi që ndaj tij, është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjet e gjysmë.

Në të njëjtën ditë, në burg është është dërguar edhe Thomas Kwok, i cili ëstë bashkëpronar i kompanisë më të madhe të pronave në Hong Kong dhe i cili është dënuar me psë vjet burgim.

Kwok është gjetur fajtor për shkak se e ka paguar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 1.1 milion eurosh në zyrën publike të Hui.

Që kur është zgjedhur në pozitë në vitin 2012, presidenti i Kinës, Xi Jinping, është zotuar se do ta luftoj korrupsionin.

Gjatë ditës së hënë, mediat në Kinë kanë raportuar për fillimin e një hetimi për korrupsion ndaj ndihmësit të presidentetit Hu Jintao, Ling Jihua.

XS
SM
MD
LG