Ndërlidhjet

Ukraina braktis statusin neutral, drejtohet kah NATO-ja


Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për të hequr statusin neutral të vendit dhe për të punuar drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian

Amandamentimet e propozuara nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, janë miratuar të martën me 303 vota pro nga gjithsej 450 vota.

Ukraina e ka marrë statusin neutral në vitin 2010 në kohën e udhëheqjes së Ukrainës nga presidenti, Viktor Yanukovych.

Udhëheqësit pro-perëndimorë të Ukrainës të cilët kanë ardhur në pushtet në shkurt, pas largimit të Yanikovych, me muajt të tërë kanë biseduar rreth planeve për t’ia hequr Ukrainës statusin neutral.

Statusi neutral e ka penguar Ukrainën që të kërkoj anëtarësimin në NATO.

I dërguari i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin, veprimin e deputetëve ukrainas e ka quajtur armiqësor, ndërsa ka thënë se ky veprim do t’i shtoj problemet dhe tensionet në marrëdhëniet Rusi-Ukrainë.

XS
SM
MD
LG