Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini bën thirrje për unitet në Irak


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, gjatë një konference të bërbashkët me liderin e kurdëve në Irak, Masud Barzani, ka shfaqur shpresën që qeveria e re ne Bagdad do të jetë unike për tu përballur nga kërcënimet që vijnë nga militantët e Shtetit Islamik.

“Daesh (akronim në gjuhën arabe për IS) është kërcënimi numër një dhe duhet të luftohet bashkarisht, duke lënë mënjëanë luftimet, ndarjet, në radhë të parë brenda këtij vendi, dhe të kuptoni se ekziston një luftë e madhe me të cilën duhet të përballeni. Dhe falë jush, shenjat e para të shpresës tashmë duken dhe ky mund të jetë fillimi i një faze të re në luftën kundër Daesh”, ka thënë Mogherini.

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur në Irbil të Irakut, udhëheqësi i kurdëve Masud Barzani, ka thënë se jemi të vendosur për të vazhduar presionin mbi Daesh dhe se do ti ndjekin militantët kudo.

“Unë ju siguroj përseri, se nuk ka të ardhme për Daesh”, ka thënë Barzani

XS
SM
MD
LG