Ndërlidhjet

Vriten 151 talebanë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar afgan ka njoftuar se 151 talebanë janë vrarë nga forcat qeveritare gjatë dymbëdhjetë ditëve të fundit në lindje të Afganistanit, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Shefi i policisë në rajonin Kunar, Abdul Habib Sayedkhaili, ka thënë se së paku edhe 100 kryengritës, janë plagosur në luftimet në rajonin Dangam.

Dangam gjendet 4 kilometra nga kufiri me Pakistanin

Sayedkhaili ka thënë se në mesin e të vdekurve janë edhe 17 luftëtarë të huaj.

Talebanët kanë mohuar se e kanë pasur një disfatë të tillë.

Sayedkhaili ka thënë se edhe pesë ushtarë afganë kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Sulmet e talebanëve në Afganistan janë përshkallëzuar që nga tërheqja e forcave ndërkombëtare nga rajoni Kunar, katër muaj më parë.

XS
SM
MD
LG