Ndërlidhjet

Rritet frika për terrorizëm në Australi


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Asutralisë, Tony Abbott , ka thënë se është rritur frika për terrorizëm, që nga rrethimi i kafenesë në Sidnej javën e kaluar.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

Abbott nuk e ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, por ka thënë se “sulmet janë të mundshme”.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të mbeten vigjilentë.

Javën e kaluar, Haron Monis, me prejardhje nga Irani, ka mbajtur peng 17 persona në një kafene të Sidnejit, të cilët i ka detyruar të ngrenë një flamur islamik.

Dy pengje janë vrarë, ashtu si edhe pengmarrësi, pas ndërhyrjes së policisë.

XS
SM
MD
LG