Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov kritikon orientimin pro-evropian të Ukrainës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për të hequr statusin neutral të vendit dhe për të punuar drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ky hap do të thellojë tensionet.

“Mendoj se ligji, i cili me sa kuptoj unë ka kaluar në Parlamentin e Ukrainës, është absolutisht kundërproduktiv”, ka thënë Lavrov.

Ndryshimet e propozuara nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, janë miratuar me 303 vota për nga gjithsej 450 vota.

Ukraina ka marrë statusin neutral në vitin 2010, në kohën e udhëheqjes nga presidenti Viktor Yanukovych.

XS
SM
MD
LG