Ndërlidhjet

Tërnava uron besimtarët katolikë


Ilustrim
Ilustrim

Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot e ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë.

“Me respekt e sinqeritet në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve e forumeve të saj dhe në emrin tim, ju uroj e përgëzoj me rastin e Festës së Krishtlindjeve, e cila ka për simbolikë lindjen, jetën dhe mirësinë”, thuhet mes të tjerash në urimin e dërguar.

Në vigjilje të kësaj feste, Tërnava ka thënë se dëshiron që të shpreh edhe njëherë aspiratën e përbashkët për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për popullin e vendin.

“Të nderuar vëllezër! Festat fetare në këtë nënqiell gjithherë kanë qenë vlerë e shtuar e virtyt i çmuar që kanë kultivuar njohjen, afrimin, respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin e fisnikërimin e popullatës sipas mësimeve hyjnore e traditës sonë të ndritshme. Duke ju përshëndetur dhe uruar edhe një herë ju dëshiroj, shëndet, mbarësi e lumturi”, përfundon letra e Tërnavës drejtuar besimtarëve katolik.

XS
SM
MD
LG