Ndërlidhjet

Dow Jones shënon rritjen më të lartë në histori


Ilustrim

Ilustrim

Indeksi Dow Jones, një tregues i rëndësishëm i tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, ka arritur 18,000 pikë, për herë të parë në historinë e tij 118-vjeçare.

Ky zhvillim është shënuar sot në Nju Jork, pasi Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka raportuar se ekonomia e vendit është rritur në një normë vjetore prej 5 për qind, gjatë çerekut të tretë të 2014-ës.

Kjo është norma më e lartë e rritjes e raportuar në SHBA në 11 vjetët e fundit.

Tregtarët e aksioneve janë inkurajuar nga shenjat e forcimit të ekonomisë amerikane dhe garancitë se Rezervat Federale nuk do të rrisin normat e interesit së shpejti.

XS
SM
MD
LG