Ndërlidhjet

Francë: Sulmet gjatë tri ditëve nuk kanë lidhje me terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Franca i ka shtuar masat e sigurisë në tërë vendin ndërsa presidenti Francois Hollande ka kërkuar qetësi, pas tri ditë radhazi të sulmeve të dhunshme në Francë.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur të martën se të trija sulmet janë kryer nga persona që konsiderohen të sëmurë mendorë dhe se të njëjtit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin e as nuk janë të njohur për lidhjet e tyre me ndonjë grup terrorist.

Së paku 10 vetë janë lënduar kur një shofer me makinën e vet të hënën ka depërtuar në një treg të Krishtlindjeve në qytetin perëndimor francez, Nant.

Sulmuesi e kishte lënduar veten me thikë dhe si rezultat i plagëve të marra, ka ndërruar jetë të martën.

Më 21 dhjetor, një shofer tjetër teksa ka bërtitur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, ka depërtuar në një treg të Krishtllindjeve në qytetin Dijon, duke lënë të plagosur trembëdhjetë persona.

Më 20 dhjetor, një burrë tjetër teksa ka bërtitur në arabisht “Zoti është i madh”, i ka plagosur me thikë tre zyrtarë të policisë në afërsi të qytetit Toursm, para se i njëjti të qëllohet për vdekje.

XS
SM
MD
LG