Ndërlidhjet

Koreja e Veriut sërish pa internet


Ilustrim
Ilustrim

Kompania për siguri në internet, Dyn Research, ka bërë të ditur se lidhjet e Koresë së Veriut me internetin janë ndërprerë sot, për të dytën ditë me radhë.

Sipas Dyn Research, katër rrjetet online të Koresë së Veriut, të gjitha të furnizuara nga firma kineze e komunikimeve China Unicom, janë jashtë funksionit mbrëmjen e sotme.

Të hënën Koreja e Veriut ka qenë e çkyçur për më shumë se nëntë orë nga interneti duke shkaktuar spekulime se ajo ka qenë në shënjestër të një sulm kibernetik nga SHBA-ja ose Kina.

Por ekspertët thonë se infrastruktura e internetit në Korenë e Veriut është aq elementare saqë mund të ndërpritet nga një individ.

Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe regjimi autoritar i Koresë së Veriut të ketë pasur arsye për t’i dëmtuar vetë lidhjet e internetit.

Uashingtoni e akuzon Phenjanin për sulm kibernetik ndaj studios filmike “Sony Pictures” dhe presidenti Barak Obama ka premtuar përgjigje proporcionale.

XS
SM
MD
LG