Ndërlidhjet

Filmi “The Interview” shfaqet të enjten


Ilustrim
Ilustrim

Kinematë amerikane thonë se kompania Sony Pictures i ka autorizuar ato që ta shfaqin filmin “The Interview”, një komedi për vrasjen fiktive të liderit verikorean Kim Jong Un.

Kinematë janë autorizuar pavarësisht kërcënimeve anonime në internet, se do të sulmohen në rast se e lansojnë këtë film.

Sony Pictures ka konfirmuar se e ka autorizuar një numër të caktuar të kinemave, që ta shfaqin filim “The Interview”.

Sony Pictures fillimisht e kishte anuluar shfaqjen e këtij filmi si rezultat i sulmeve nga hakerët dhe kërcënimeve për sulme terroriste në kinematë që do ta shfaqin filmin.

Kinematë kanë njoftuar se filmi do të shfaqet më 25 dhjetor në Atlanta dhe Dallas.

Uashingtoni e akuzon Phenjanin për sulm kibernetik ndaj studios filmike Sony Pictures.

Presidenti Barak Obama ka premtuar përgjigje proporcionale.

Ndërkohë, kompania për siguri në internet Dyn Research ka bërë të ditur se lidhjet e Koresë së Veriut me internetin janë ndërprerë sot, për të dytën ditë me radhë.

Sipas Dyn Research, katër rrjetet online të Koresë së Veriut, të gjitha të furnizuara nga firma kineze e komunikimeve China Unicom, janë jashtë funksionit mbrëmjen e sotme.

Të hënën Koreja e Veriut ka qenë e çkyçur për më shumë se nëntë orë nga interneti duke shkaktuar spekulime se ajo ka qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik nga SHBA-ja ose Kina

XS
SM
MD
LG