Një çift i krishterëve koptik nga Egjipti, është vrarë të martën në Libi dhe vajza e tyre është rrëmbyer.
Zyrtarët thonë se sulmi ka gjasë që është i motivuar nga religjioni.
“Persona të paidentifikuar e të armatosur e kanë vrarë mjekun egjiptian Magdi Sobhi Toufik dhe bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre në qytetin Sirte, që gjendet 500 kilometra në lindje të Tripolit”, ka thënë kryetari i këshillit lokal, Yussef Tebeiqa.
Ai ka thënë se vrasësit e kanë rrëmbyer vajzën 18-vjeçare të çiftit derisa i kanë lënë në shtëpi dy vajzat tjera më të reja.
Tebeiqa ka shtuar se sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga religjioni ngase sipas tij, vrasësit nuk kanë marrë as para në shtëpinë ku e kanë kryer krimin e as stolitë që i kishte gruaja e vrarë.
Disa të krishterë koptikë janë vrarë gjatë viteve të fundit në Libi.
Trupat e shtatë të krishterëve egjiptianë të vrarë, në shkurt të këtij viti janë gjetur në afërsi të qytetit Bengazi.
Disa mijëra egjiptianë punojnë në Libi, kryesisht në sektorin e zejeve dhe të ndërtimit.
Qyteti Sirte i cili është vendlindja e ish-liderit Kadhafi, aktualisht kontrollohet nga milicia islamiste