Ndërlidhjet

Obama mirëpret shfaqjen e filmit “The Interview”


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti amerikan Barak Obama e ka përshëndetur vendimin e kompanisë Sony Pictures për ta shfaqur në disa kinema amerikane filmin “The Interview”, një komedi për vrasjen fiktive të liderit verikorean Kim Jong Un.

Përmes një deklarate të lëshuar më 23 dhjetor, zëdhënësi Eric Schultz, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “besojnë në fjalën e lirë dhe në në të drejtat e artistëve”.

Filmi “The Interview” pritet të shfaqet më 25 dhjetor në 200 kinema dhe shtëpi arti.

Syny Pictures e kishte anuluar shfaqjen e këtij filmi pas një sulmi kibernetik dhe pas kërcënimeve që kanë marrë kinematë.

Uashingtoni e ka akuzuar Phenjanin për këtë sulm kibernetik ndërsa Obama është zotuar për “përgjigje proporcionale”.

Koreja e Veriut ka pasur ndërprerje të internetit për orë të tëra gjatë të hënës dhe të martës.

XS
SM
MD
LG