Ndërlidhjet

George H.W. Bush shtrihet në spital


Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush

Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, është dërguar në një spital në Hjuston të Teksasit.

Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, ka njoftuar përmes një deklarate, se 90-vjeçari është dërguar në spital pas problemeve që i janë shfaqur me frymëmarrjen.

McGradth ka njoftuar se Bush është dërguar me makinë të ambulancës në spitalin Methodist në Hjuston.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e ish-presidentit, është nën kontroll.

Bush ka kaluar gati dy muaj në spital në janar të vitit 2013 për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Bush i cili nuk mund të ngitet në këmbë, është shfaqur i ulur në një karrige me rrota në nëntor në Teksas, së bashku me djalin e tij George W. Bush.

Në qershor, plaku Bush e ka festuar ditëlindjen e tij të 90-të.

XS
SM
MD
LG