Ndërlidhjet

Hyn në fuqi traktati për tregtinë e armëve


Ilustrim

Ilustrim

Një traktat i cili rregullon tregtinë e armëve globale ka hyrë në fuqi të mërkurën.

Traktati është marrëveshja e parë e cila përshkraun udhëzime globale për shitjen e armëve, të cilat vlerësohet se gjenerojnë rreth 85 miliardë dollarë në vjet.

Nga 130 vende nënshkruese të traktatit, 60 nga to deri më tani e kanë ratifikuar.

Në mesin e këtyre shteteve që e kanë ratifikuar traktatin hyjnë edhe Gjermania, Franca dhe Britania, që konsiderohet të jenë tre nga eksportuesit kryesor të armëve në botë.

Britania dhe Izraeli e kanë nënshkruar traktatin por ende nuk e kanë ratifikuar.

Marrëveshja rregullon transferet ndërkombëtare të armëve dike përfshirë edhe armët e vogla, armët e zjarrit dhe helikopterët ushtarakë.

Traktati përcakton kushte të ndryshme duke bërë që shtetet e ndryshme, gjatë blerjes së armëve të mos abuzojnë me të drejta të njeriut, të drejta humanitare, krim të organizuar apo terrorizëm.

XS
SM
MD
LG