Ndërlidhjet

Rusia bën përpjekje për ruajtjen e vlerës së rublës


Ilustrim
Ilustrim

Në kuadër të përpjekjeve për ta mbështetur monedhën ruse, qeveria e këtij vendi, i ka udhëzuar pesë kompanitë më të mëdha eksportuese të cilat kontrollohen nga shteti, që t'i kufizojnë asetet e tyre valutore.

Komapanitë e energjisë Gazprom, Rosneft dhe Zarubenzhneft si dhe bizneset e dijamantit Alrosa dhe Kristall, janë udhëzuar më 23 dhjetor, për reduktim të rezervave monetare dhe të mos i rrisin këto rezerva deri në muajin mars.

Rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e perëndimit karshi Rusisë, ka bërë që të ketë rënie drastike të rublës ruse.

Gjatë ditës së mërkurë, 55 rubla janë këmbyer për një dollar amerikan.

XS
SM
MD
LG