Ndërlidhjet

Sot në Minsk rifillojnë bisedimet për paqe në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Bisedimet të cilat kanë për qëllim arritjen e paqes dhe dhënien fund të konfliktit në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe seperatistëve pro-rusë, pritet të rifillojnë sot në Minsk.

Bisedimet në kryeqytetin bjelloros, pritet që t’i bëjnë bashkë përfaqësuesit nga Ukraina, Rusia, seperatistët dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Një takim tjetër i ngjashëm pritet të mbahet gjatë të premtes.

Seperatistët kanë marrë rajonet Donjeck dhe Luhans duke shpallur njëanshëm edhe pavarësinë e kësaj pjese.

Që nga muaji prill, më shumë se 4 mijë e 700 persona kanë vdekur si rezultat i luftimeve të cilat kanë vazhduar edhe pas një marrëveshje të armëpushimit të arritur gjatë shtatorit në Minsk.

Më 23 dhjetor, parlamenti ukrainas ka votuar pro braktisjes së statusit neutral dhe kanë vendosur që të angazhohen për ta çuar vendin drejt NATO-s.

Ky veprim i Ukrainës, në Rusi është vlerësuar si veprim armiqësor.

XS
SM
MD
LG