Ndërlidhjet

Kirgizia anëtarësohet në Unionin Ekonomik të Euroazisë


Ilustrim

Ilustrim

Kirgizia e ka nënshkuar marrëveshjen për tu bashkuar me Unionin Ekonomik të Euroazisë që udhëhiqet nga Rusia.

Por, gjatë takimit të së martës në Moskë, në mes të presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të katër republikave ish-sovjetike, është parë se grupi i udhëhequr nga Rusia, ka treguar shenjat e para të ndarjes.

Unioni i ri doganor që hyn në fuqi nga data 1 janar udhëhiqet nga Rusia ndërsa në përbërje të tij janë edhe Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgizia.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev, ka shfaqur shpresën se vendi i tij do të jetë anëtare me te drejta të plota, deri në maj të vitit 2015.

Por, presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenko e ka kritikuar ashpër Moskën përkitazi me një mosmarrëveshje tregtare me Minskin.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka thënë se izolimi i Rusisë nga Perëndimi për shkak të krizës në Ukrainë, po krijon tensione në mes të Moskës dhe partnerëve të saj më të ngushtë.

XS
SM
MD
LG