Ndërlidhjet

Pakistani finalizon planin kundër terrorizmit


Ilustrim

Ilustrim

Liderët politikë dhe ushtarakë të Pakistanit po takohen sot me qëllim të finalizimit të planit të ri kombëtar për ta luftuar terrorizmin.

Takimi i liderëve të partive politike, përfaqësuesve ushtarakë dhe atyre të intelegjencës, mbahet me ftesë të kryeministrit Nawaz Sharif.

Takimi po mbahet një javë pas një sulmi të talebanëve në një shkollë në Peshauar të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë mbi 140 persona, shumica nga ta fëmijë.

Sulmi i javës së kaluar në Pakistan ku kanë mbetur të vdekur 148 persona, është sulmi militant më vdekjeprurës në historinë e Pakistanit.

“Ka ardhur koha për të marrur vendime të vështira”, u ka thënë Sharif zyrtarëve pakistanezë në fillim të takimit.

XS
SM
MD
LG